Lajme
SHBA: Stërvitjet ushtarake të Kinës provokuese dhe të papërgjegjshme
Demokracia
08:09 | 07 Gusht 2022

Share:

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Kina po përpiqet të “ndryshojë status quo-n” përmes stërvitjeve të saj ushtarake rreth Tajvanit.

“Këto aktivitete janë një përshkallëzim i rëndësishëm në përpjekjet e Kinës për të ndryshuar status quo-n. Ato janë provokuese, të papërgjegjshme dhe rrisin rrezikun e llogaritjes së gabuar. Ata janë gjithashtu në kundërshtim me qëllimin tonë të gjatë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit, gjë që pret bota”, tha zëdhënësi.

Ministria e Mbrojtjes së Kinës tha se kishte kryer stërvitje ushtarake siç ishte planifikuar në det dhe në hapësirat ajrore në veri, jug-perëndim dhe lindje të Tajvanit, me fokus në “testimin e aftësive” të sistemeve të saj të sulmeve tokësore dhe sulmeve detare.

Të ngjashme