Lajme
SHBA pas planit evropian kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Demokracia
09:57 | 09 Mars 2023

Share:

Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për finalizimin e shpejtë të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ned Price, duke folur në emër të Sekretarit Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara duan që “Propozimi i BE-së – Marrëveshja në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të rezultojë përfundimisht në “njohje reciproke”.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet palës kosovare dhe serbe, i planifikuar të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, do të përqendrohet në zbatimin e propozimit evropian për të cilin janë dakorduar të dy palët.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet esencial për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, tha Price, raporton ‘The Pavlovic Today’, përcjell Demokracia.com.

“Përmes dialogut, Kosova dhe Serbia besojmë se duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Progresi më pas do të hapë derën për integrimin evropian të të dy vendeve”, tha ai.

Price theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është “thelbësor për një siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh” të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi i Blinken përsëriti mbështetjen e SHBA-së për përparimin e dialogut mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit, duke thënë se teksa bisedimet e Brukselit që u zhvilluan në fund të shkurtit ishin një “hap përpara” pozitiv, mbetet punë për të bërë.

“Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke”, shtoi Price. /Demokracia.com/

Të ngjashme