Lajme
SHBA paralajmëron se Rusia mund të përdorë armë biologjike, i dërgon furnizime Ukrainës
Demokracia
22:13 | 01 Prill 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrojnë Ukrainës furnizime dhe pajisje në rast se Rusia vendosë të përdorë armë kimike apo biologjike.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja Jen Psaki, e cila shtoi se kjo nuk do të komprometonte gatishmërinë e brendshme në asnjë formë, përcjell Demokracia.com.

Psaki theksoi se furnizimet po sigurohen në mënyrë që SHBA të japë një paralajmërim për mundësinë se Rusia mund të përdorë armë të tillë në Ukrainë.

Shefja e çarmatimit e OKB-së Izumi Nakamitsu ditë më parë tha se Kombet e Bashkuara nuk janë në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë.

Rusia deri më tani vazhdimisht ka pretenduar se SHBA-ja ka përdorur në Ukrainë armë bërthamore por këto janë hedhur poshtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme