Lajme
SHBA: Nuk i inkurajojmë sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë
Demokracia
21:42 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara nuk po e mundësojnë apo inkurajojnë Ukrainën të sulmojë përtej kufijve të saj, tha Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi Ukraina demonstroi një aftësi të re të dukshme për të depërtuar qindra kilometra thellë në hapësirën ajrore ruse me sulme ndaj bazave ajrore ruse.

“Ne nuk po i mundësojmë Ukrainës të godasë përtej kufijve të saj. Ne nuk po e inkurajojmë Ukrainën të godasë përtej kufijve të saj”, u tha Ned Price gazetarëve, duke shtuar se SHBA po i siguron Ukrainës atë që duhet të përdorë në territorin e saj sovran për të mbrojtur veten.

Kievi nuk mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet, por megjithatë i festoi ato. Price tha se nuk kishte asnjë konfirmim se sulmet ishin kryer nga Ukraina.

Të ngjashme