Lajme
SHBA nis rindërtimin e aeroportit nga ku u ngrit avioni që bombardoi Hiroshimën
Demokracia
09:50 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Ishte ky ishull i vogël i izoluar në Oqeanin Paqësor, nga ku në mëngjesin e 6 gushtit 1945, bombarduesi u ngrit për të hedhur bombën atomike në Hiroshima. Aeroporti Ushtarak Tinian, i braktisur për dekada, tani po rindërtohet nga ushtria amerikane.

Për të kundërshtuar rritjen e ndikimit kinez në rajonin Azi-Paqësor, SHBA po shpenzon miliarda dollarë në lokacione të reja strategjike si baza alternative ushtarake që mund të përdoren në rast të një sulmi në infrastrukturën e saj kryesore.

Kjo politikë, si një masë urgjente nga Uashingtoni, i përgjigjet një strategjie të ngjashme të ndjekur nga Pekini, ku prej vitesh i ka kthyer ishujt në baza ushtarake në ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore, raporton abcnews.al

Të ngjashme