Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në kontakt me prokurorët ukrainas.
Kjo për të ndihmuar në mbledhjen dhe ruajtjen e provave në lidhje me krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasi kryebashkiaku i Mariupolit akuzoi trupat ruse se po varrosnin civilët ukrainas të vrarë në konflikt në varreza masive për të “fshehur gjurmët e krimeve të tyre”.