Lajme
ShBA ndan 1.5 miliardë dollarë për Ukrainën: Çka ndodhi sot në samitin ku po merr pjesë edhe Kosova?
Demokracia
20:15 | 15 Qershor 2024

Share:

Liderë të ndryshëm botërorë janë mbledhur sot në një restort në malet zvicerane, në një tendencë për të ndërtuar përkrahje për Ukrainën, kjo dita e parë e samitit dy-ditor. Kosova atje po përfaqësohet nga presidentja, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentes zvicerane.

Siç shkruan “The Guardian”, mbi 90 shtete po marrin pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën, prej ku, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi se bota do ta shohë “historinë duke u bërë”.

Megjithatë, pritshmëritë për progres domethënës janë të ulëta, për shkak të mungesës së dy “lojtarëve kyç”. Kina, mungoi. Rusia, s’u ftua.

Tri çështje po diskutohen mes grupeve të ndryshme në samit: siguria nukleare, liria e lundrimit dhe siguria ushqimore dhe aspektet humanitare.

Për pikën e fundit, presidentja Osmani në një video në rrjetin social Facebook, më herët tha se mund të kontribuojë edhe Kosova:

“…i treti është dimensioni human, ku Kosova do të kontribuojë më së shumti, se kemi ndërtu një sistem pas luftës që merret si model në vende të ndryshme, se si ndërtohet një demokraci e qëndrueshme edhe pas shkatërrimeve të luftës”.

Pak para se të arrinte në samit, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se liderët e G7 s’e kanë diskutuar propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për paqe në Ukrainë, pasi që gjithkush e di që nuk është serioz.

Ai madje, ka shtuar se propozimet e presidentit rus – që Ukraina të largohet nga katër provinca që Rusia i pretendon, të ndalojë së luftuari dhe t’i lë ambiciet e saj për anëtarësim në NATO – janë bërë vetëm për t’i shpërqendruar nga konferenca.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë samit po përfaqësohen nga zëvendëspresidentja, Kamala Harris, njoftuan një ndihmë mbi 1.5 miliardë dollarësh për Ukrainën. Këtu, përfshihen 500 milionë dollar për fonde të reja në ndihmën e energjisë dhe 324 milioën dollarë në fondet e shpallura më parë drejt riparimit emergjent të infrastrukturës së energjisë dhe nevojave të tjera në Ukrainë.

Në anën tjetër, avionët luftarakë suedezë kanë përgjuar një avion ushtarak rus i cili e ka shkelur për pak kohë hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit Baltik të Gotland, kanë njoftuar forcat e armatosura të këtij shtete.

Kryediplomati suedez, Tobias Billstorm, e quajti këtë “të papranueshme” dhe paralajmëroi se zyrtarë nga ambasada ruse në Stokholm do të thirren për diskutime në ministrinë e tij rreth incidentit.

Sa i përket shtetit tonë, presidentja të premten u prit nga kryeministrja zvicerane. Sot ajo konfirmoi se ka zhvilluar takime me presidentin Jakov Milatović dhe presidenten e Maltës, Myriam Spiteri Debono.

Ajo tha se do të marrin pjesë edhe në diskutime të tjera:

Do të kemi mundësinë të mbajmë fjalime në disa sesione.

Përveç takimit me presidenten e Zvicrës, kemi pasur dhe do të kemi takime bilaterale të tjera. Do t’ju mbajmë të informuar për të gjitha aktivitetet.”u shpreh ajo.

Të ngjashme