Lajme
SHBA mbështet ushtrinë e Ukrainas edhe me 200 milionë dollarë
Demokracia
20:56 | 12 Mars 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka autorizuar një mbështetje të mëtejshme ushtarake në vlerë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Financimi, të cilin Biden e ka akorduar përmes Aktit të Ndihmës së Huaj, mund të përdoret për të blerë armë dhe materiale të tjera mbrojtëse nga stoku i departamentit të mbrojtjes së SHBA-së, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën.

“Ai do të përfshijë ndihmë të menjëhershme si sisteme anti-blindash, kundërajrore dhe armë të vogla”, tha një zyrtar i lartë.

Masa vjen pasi Kongresi Amerikan miratoi 13.6 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.

Mbështetja ushtarake, duke përfshirë lëshuesit antitank dhe raketat kundërajrore, të ofruara nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë tashmë është përdorur në mënyrë efektive nga trupat ukrainase.

Të ngjashme