Barazia
SHBA: Lëshohet pasaporta e parë “X”, për personat që s’duan ta identifikojnë veten si grua apo burrë
Demokracia
13:19 | 28 Tetor 2021

Share:

Departamenti i Shtetit amerikan ka njoftuar se ka lëshuar pasaportën e parë me shenjën “X” që është krijuar për personat që nuk dëshirojnë të identifikojnë veten, si burrë apo grua.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken njoftoi në qershor se shenja X do të ofrohet si opsion në pasaporta, raporton Reuters përcjellë Demokracia.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit  Ned Price, nuk e ka identifikuar personin e parë që e kishte marrë këtë pasaportë, por organizata e të drejtave civile Lambda Legal tha se ishte Dana Zzyym,.

“Për pak shpërtheva në lot kur hapa zarfin, nxora pasaportën time të re dhe pashë “X” të vulosur me guxim te vendi i gjinisë”, tha Zzyym.

“U deshën gjashtë vjet që të kem një pasaportë të saktë, një pasaportë që nuk më detyron të identifikohem si mashkull apo femër, por e di se nuk jam asnjëra, është çliruese”.

SHBA mori këtë vendim, shteteve të tjera duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Australinë dhe Indinë, të cilat tashmë ofrojnë një gjini të tretë në dokumente./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2024