Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka thënë se Rusia e ka humbur momentumin në përpjekjet e saja për të avancuar brenda territorit të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia ende nuk e ka marr ndonjë qendër të madhe të populluar, por tha se ka shenja që pritet të ndodhë një sulm detar në juglindje të Ukrainës- zonjë e një të rëndësie të madhe për të dy vendet.
Nga ana tjetër, forcat e armatosura ukrainase thanë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se 2,800 trupa ruse janë “shuar”.
Është ende e paqartë nëse ky numër ushtarësh janë vrarë, plagosur apo kapur. Ministria ukrainase po ashtu vlerësoi se ka shkatërruar rreth 80 tanke, mbi 500 makina të tjera ushtarake, dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë.
Rusia më herët ka pretenduar se nuk ka pësuar ndonjë humbje të madhe, ndërkaq, Ukraina po ashtu më herët gjatë ditës tha se mbi 1,000 sulmues rusë janë vrarë.
“Ne jemi të fortë. Fitorja do të jetë e jona”, tha Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.