Lajme
SHBA-ja u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Bjellorusia
Demokracia
18:29 | 22 Gusht 2023

Share:

SHBA-ja po u bën thirrje amerikanëve në Bjellorusi që ta lëshojnë vendin “menjëherë”, duke përmendur rreziqet e përhapjes nga lufta në Ukrainë, përfshirë grumbullimin e trupave ruse në Bjellorusi.

Ambasada amerikanë në Minsk ka thënë se amerikanët duhet të shmangin udhëtimin në Bjellorusi për shkak të “ndihmës së vazhdueshme të vendit për sulmin e paprovokuar në Ukrainë, grumbullit të forcave ushtarake ruse në Bjellorusi” dhe rrezikut të ndalimit e trazirave civile.

Po ashtu, përmendi se mbylljen e dy pikave kufitare nga Lituania javën e kaluar, potencialisht duke limituar rrugët jashtë Bjellorusisë, raportoi Washington Post.

Çdo amerikan në Bjellorusi duhet të largohet menjëherë, ka thënë ambasada, qoftë përmes kalimeve kufitare që kanë mbetur të hapura me Lituaninë, ose Letoninë, apo me aeroplan. Theksoi se shtetasit amerikanë nuk mund të kalojnë në Poloni nga Bjellorusia.

Ambasada paralajmëroi se planet e amerikanëve për udhëtim nuk “duhet të mbështeten në ndihmën nga qeveria amerikane”, dhe “aftësinë e kufizuar për ndihmë” për amerikanët që jetojnë apo udhëtojnë në Bjellorusi.

Të ngjashme