Lajme
ShBA-ja thotë se “nuk e miratuam” operacionin Al-Shifa të Izraelit
Demokracia
20:00 | 15 Nëntor 2023

Share:

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ShBA-ja nuk i dha dritën jeshile Izraelit për të kryer operacionin e tij ushtarak rreth spitalit Al-Shifa.

Duke folur në një konferencë për media, ai tha se kjo ishte sikurse në rastet e operacioneve tjera ushtarake të Izraelit të cilat nuk e kanë “miratimin” e ShBA-së, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kirby tha se këto ishin plane izraelite të ekzekutuara në përputhje me procedurat e veta të përcaktuara dhe se ShBA-ja nuk pret të informohet nga Izraeli përpara operacioneve të veçanta ushtarake.

Ai refuzoi të hynte në detaje rreth një bisede të zhvilluar midis presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por tha se operacioni në Al-Shifa nuk kishte qenë në qendër të vëmendjes.

Të ngjashme