Lajme
SHBA-ja prezanton bombarduesin e teknologjisë së fundit
Demokracia
19:52 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar bombarduesin bërthamor B-21. Aeroplani i fuqishëm gradualisht do t’i zëvendësojë aeroplanët që për herë të parë kanë fluturuar gjatë Luftës së Ftohtë. Aeroplani i parë bombardues në 30 vjetët e fundit mund të kushtojë deri në 700 milionë dollarë dhe ka kapacitet për të bartur armë bërthamore e konvencionale. Siç pritej, detajet e këtij bombarduesi mbeten sekret.

Mirëpo sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se bombarduesi është “testament i përparësisë së madhe të Amerikës në zgjuarsi dhe inovacion”. B-21 Raider është prezantuar të premten në një ceremoni në bazën e prodhuesit Northrop Grumman në Kaliforni. Austin ka thënë se aeroplani gjithashtu ka arkitekturën me sistem të hapur, që mundëson vendosjen e armëve të reja që ende nuk janë shpikur.

Fluturimi i parë me aeroplanin B-21 pritet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. Aeroplani do të zëvendësojë modelet B-1 dhe B-2 ndërkaq zhvillimi dhe blerja e këtyre aeroplanëve do të kushtojë 203 miliardë dollarë. Tani për tani janë në prodhim 6 aeroplanë të tillë. Forcat Ajrore të SHBA-së pritet të blejnë së paku 100 aeroplanë të tillë.

 

Të ngjashme