Lajme
SHBA-ja ka shpenzuar 96 për qind të fondit të ndarë për Ukrainën
Demokracia
23:51 | 08 Nëntor 2023

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë harxhuar 96% të fondeve që kishin ndarë për Ukrainën.

Zëdhësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha këtë mbrëmje për gazetarët se SHBA ka harxhuar pothuajse të gjithë fondet për Ukrainën.

Kirby deklaroi se Uashingtoni beson se Ukraina mund të rifitojë territoret e saja, por pranoi se përparimi ka qenë i ngadaltë.

Këtë javë, kreu i thesarit amerikan i kishte bërë thirrje Kongresit amerikan të ndante edhe 11.8 miliardë dollarë për Ukrainën, si pjesë e kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden për shpenzime shtesë.

Kujtojmë se SHBA-ja ka ndihmuar më së shumti forcat ushtarake ukrainase në luftën kundër pushtuesit rus, raporton sky news.

Të ngjashme