Lajme
SHBA-ja godet kartelin e fuqishëm meksikan, përfshirë tre djemtë e El Chapos
Demokracia
22:33 | 14 Prill 2023

Share:

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka paditur 28 anëtarë të kartelit të fuqishëm Sinaloa të Meksikës, duke përfshirë djemtë e bosit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, në një hetim të gjerë të trafikut të fentanilit.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, bëri publike akuzat të premten. Akuzat u ngritën kundër drejtuesve të kartelit, si dhe ndaj furnizuesve të dyshuar, menaxherëve të laboratorëve, trafikantëve të fentanilit, drejtuesve të sigurisë, financuesve dhe trafikantëve të armëve, raportoi The Guardian.

Aktakuzat e shpallura të premten akuzojnë tre nga djemtë e El Chapos – Ovidio Guzman Lopez, Jesus Alfredo Guzman Salazar dhe Ivan Archivaldo Guzman Salazar – të cilët njihen si Chapitos, ose Chapot e vegjël, dhe që kanë fituar një reputacion si grupi më i dhunshëm dhe agresiv i kartelit.

Aktualisht në burg është vetëm Guzamn Lopez.

Aktakuza përfshinë edhe shtetas kinezë dhe të Guatemalas që akuzohen për furnizim me kimikatet e nevojshme për të bërë fentanilin.

Afër 107 mijë amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës në SHBA më 2021. Administrata kundër Drogës ka thënë se më së shumti fentanil në SHBA trafikohet nga karteli Sinaloa.

Të ngjashme