Lajme
SHBA-ja dhe Britania ngrenë alarmin: Spiunazhi kinez është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare
Demokracia
16:29 | 07 Korrik 2022

Share:

Krerët e agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani kanë lëshuar një paralajmërim për spiunazhin kinez, duke thënë se përpjekjet e Pekinit përbëjnë “kërcënimin më të madh në terma afatgjatë”, shkruan BBC.

Gjatë një konference në Londër më 6 korrik së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, kreu i MI5, Ken McCallum, tha se agjencia britanike ka “dyfishuar përpjekjet kundër aktivitetit shqetësues kinez”.

“Qeveria kineze dhe presioni i fshehtë i saj në mbarë botën përbën sfidën më të madhe që ne përballemi”, tha ai. “Kjo mund të duket abstrakte. Por, është e vërtetë dhe është urgjente”, tha McCallum. “Ne duhet të flasim për këtë çështje, ne duhet të veprojmë”.

Shifrat globale të urisë u rritën në 828 milionë në vitin 2021, sipas OKB-së

“Qeveria kineze po tenton ta formësojë botën duke ndërhyrë në politikën tonë dhe të aleatëve tanë”, tha Wray, teksa foli në selinë e MI5 në Londër.

Programi i hakimit i Qeverisë kineze “është më i madh se i shteteve të mëdha marrë së bashku”, tha Wray. Një zëdhënës i Ambasadës kineze në Londër hodhi poshtë akuzat.

Londra dhe Uashingtoni duhet të “heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë i cili ka dalë nga moda  dhe duhet të ndalojnë së krijuari konfrontime dhe konflikte”, tha zyrtari i Ambasadës kineze në Londër.

Të ngjashme