Lajme
SHBA-ja dënon aksionin e Policisë së Kosovës në veri, Hovenier: Dhuna të ndalet menjëherë
Demokracia
16:32 | 26 Maj 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e dënojnë aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Në llogarinë e tij në Twitter, Hovenier tha se dënon veprimet e autoriteve të Kosovës për të hyrë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka theksuar se dhuna e sotme në veri duhet të ndalohet menjëherë.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Të ngjashme