Lajme
SHBA ia çel dyert Luginës, Escobar takon deputetin Kamberi dhe tre liderë tjerë shqiptarë
Demokracia
21:51 | 14 Tetor 2022

Share:

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, është pritur në Departamentin Amerikan të shtetit nga i dërguari special të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar.

Gjatë këtij takimi, Kamberi tha se u diskutua nevoja e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas Kamberit, kjo u bë për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate për Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se gjatë vizitës së fundit të Escobarit në Kosovë e Serbi, u diskutua shumë çështja se pse ai takoi veç minoritetet serbe në Kosovë por jo edhe në Serbi.

Të ngjashme