Lajme
SHBA: Forcat ruse nuk po lëvizin më drejt Kievit, po zënë pozicione mbrojtëse
Demokracia
19:56 | 25 Mars 2022

Share:

Forcat ruse në afërsi të Kievit janë vendosur në pozicione mbrojtëse dhe kanë ndaluar lëvizjen drejt qytetit, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA. Por sulmet ajrore dhe raketat vazhdojnë, shtoi ai, transmeton Demokracia.com.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë pozicione në lindje të Kievit, ku i shtynë rusët. Zyrtari tha se “ka indikacione se ukrainasit po shtypin rusët në afërsi të qytetit të Chernihiv në veri të vendit”.

Sa i përket qytetit të afërt Makiriva, luftimet e ashpra vazhdojnë për të, por qyteti mund të jetë nën kontrollin ukrainas, tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë pretendimin e Rusisë se shkatërruan një depo ushtarake karburanti pranë Kievit, tha zyrtari, duke shtuar se rusët kishin lëshuar 1250 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. /Demokracia.com/

Të ngjashme