Lajme
ShBA e shqetësuar që zyrtari i OKB-së u takua me një zyrtare ruse të kërkuar
Demokracia
21:36 | 24 Maj 2023

Share:

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” që një diplomat i lartë i OKB-së u takua me Maria Lvova-Belova, e cila kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për një skemë të dyshuar për dëbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi, tha Departamenti i Shtetit të mërkurën, raporton CNN.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që një diplomat i lartë i OKB-së u takua me një të arratisur, subjekt i një urdhër-arresti të ICC-së për kryerjen e krimeve të luftës kundër fëmijëve”, tha zëdhënësi Matthew Miller, duke përsëritur pretendimet se “Rusia po i dëbon me forcë fëmijët nga Ukraina”.

“Ata po u mohojnë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë qasjen tek ata fëmijë… dhe u japin fëmijëve nga Ukraina pasaporta ruse dhe përpiqen t’u heqin një pjesë të identitetit të tyre”, shtoi Miller.

Të ngjashme