Lajme
“SHBA e përdor për publicitet”, kukulla e Putinit: Ukraina do të zhduket, askush nuk ka nevojë për të
Demokracia
11:54 | 09 Prill 2023

Share:

Zyrtari i lartë i sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se Ukraina do të zhduket si shtet sepse askush nuk ka nevojë për të.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë ka thënë se Evropa nuk ka nevojë për Ukrainën sepse ajo tashmë po përjeton një ferr financiar dhe politik të provokuar nga mbështetja e saj për Kievin.

Sipas tij fluksi i refugjatëve ukrainas, rritja e inflacionit, faturat kolosale për ngrohje dhe energji elektrike, vuajtja e biznesit evropian dhe sanksionet ruse çuan në pakënaqësi si në Evropën Perëndimore ashtu edhe në atë Lindore.

Ai tha gjithashtu se Polonia periodikisht heton idenë e aneksimit të rajoneve perëndimore të Ukrainës, nxjerr informacionin përkatës në media dhe analizon reagimin për një mundësi të tillë.

Sipas, Medvedev nëse Ukraina vazhdon ekzistencën e saj, Evropa në të ardhmen do të duhet ta marrë atë për sigurimin e saj të plotë, që është një arsye tjetër pse kontinenti nuk e dëshiron atë, shkruajnë mediat e huaja.

SHBA gjithashtu nuk ka nevojë për Ukrainën, argumentoi ai, duke thënë se ndërsa disa politikanë amerikanë përdorin Ukrainën për të bërë publicitet mbi këtë çështje, ata nuk e kuptojnë pse qeveria e tyre është e zënë me Ukrainën dhe dërgojnë shumë para në Kiev në vend që të merren me problemet e veta.

Medvedev këmbënguli se Afrika dhe Amerika Latine nuk kanë nevojë as për Ukrainën, sepse ato kanë problemet e tyre dhe nuk e kuptojnë pse Ukraina i merr të gjitha paratë që mund të përdoren për rimbursimin e së kaluarës koloniale.

Ai më tej pohoi se Azia nuk ka nevojë për Ukrainën, sepse ajo sheh në rastin e Rusisë se si përdoren revolucionet me ngjyra për të eliminuar shtetet konkurrente dhe e kupton se me çfarë do të përballet në rast mosbindjeje. Medvedev theksoi se Moska nuk ka nevojë për pjesë të Rusisë të emërtuara si Ukraina në 1991, por përkundrazi ka nevojë për “Rusinë e Madhe”.

Të ngjashme