Lajme
SHBA do të shpallë linë e majmunëve si emergjencë të shëndetit publik
Demokracia
20:11 | 04 Gusht 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin emergjencë të shëndetit publik për të forcuar reagimin federal ndaj shpërthimit të lisë së majmunëve që tashmë janë mbi 6 mijë e 600 amerikanë të prekur.

Klinikat në qytetet e mëdha si New York dhe San Francisko kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë mjaftueshëm vaksina kundër lisë së majmunëve për të përmbushur kërkesën e qytetarëve.

Për këtë, Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka vënë në dispozicion më shumë se 1.1 milion doza vaksine dhe ka ndihmuar në rritjen e kapacitetit të brendshëm diagnostikues në 80 mijë teste në javë.

Ky njoftim vjen tre ditë pasi administrata Biden emëroi zyrtarë të lartë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të shërbyer si koordinatorë të Shtëpisë së Bardhë për të luftuar shpërthimin e lisë së majmunëve.

Të ngjashme