Lajme
SHBA: Deklaratat e Putinit për armët bërthamore, “të papërgjegjshme” dhe “të pavlera”
Demokracia
23:17 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur “të papërgjegjshme” dhe “joserioze” deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, i cili, duke iu referuar konfliktit në Ukrainë, vuri në dukje se rreziku i luftës bërthamore po rritet.

Duke refuzuar t’i përgjigjet drejtpërdrejt Vladimir Putinit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price theksoi se “çdo bisedë rastësore në lidhje me armët bërthamore është absolutisht e papërgjegjshme” pasi presidenti rus la të kuptohet se Moska nuk do të përdorte kryesisht armë bërthamore, por vetëm “si përgjigje” ndaj një goditje të mundshme armiqësore të këtij lloji në territorin e saj, transmeton oranews.

Të ngjashme