Lajme
SHBA “çlirohet” nga masat anti-Covid
Demokracia
16:40 | 19 Prill 2022

Share:

Maska kundër Covid nuk do të jetë më e detyrueshme gjatë fluturimeve në SHBA.

Ndërsa të gjitha masat pas uljes së rasteve me koronavirus ishin hequr, një rregull kishte mbetur në fuqi, ai i mbajtjes së maskës në aeroplanë.

Por të hënën, Gjykata federale në Florida hodhi poshtë propozimin e Biden për mandatin e maskeve në transportin publik duke e kthyer në opsional mbulimin e fytyrës në aeroplanë dhe brenda aeroporteve.

Nga ana tjetër CDC (Qendra për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) ende rekomandon që njerëzit të vendosin maskën në transportin publik.

Të ngjashme