Auto&Tech
SHBA akuzon Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve
Demokracia
08:50 | 22 Mars 2024

Share:

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi historike kundër Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës.

Në padi, departamenti i drejtësisë pretendon se kompania ka abuzuar me kontrollin e dyqanit të aplikacioneve iPhone për të “kyçur” klientët dhe zhvilluesit, shkruan BBC.

Ai akuzon firmën se ka ndërmarrë hapa të paligjshëm për të penguar aplikacionet që shihen si kërcënim dhe për t’i bërë produktet rivale më pak tërheqëse.

Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.

 

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Dhjetor 2024