ShowBiz
Sharon Stone zbulon se ka tumor, por fillimisht e diagnostikuan gabim
Demokracia
08:26 | 04 Nëntor 2022

Share:

Sharon Stone u ka bërë thirrje grave që gjithmonë të marrin një mendim të dytë nga profesionistët mjekësorë, pasi ajo mori një diagnozë të gabuar që doli të ishte një “tumor i madh fibroid”.

Të martën, aktorja ndau përmes Instagram Story se sapo kishte marrë një diagnozë të gabuar dhe kishte kryer një procedurë të pasaktë, duke shtuar se ajo duhej të bënte një epidural të dyfishtë për të trajtuar dhimbjen.

Pasi dhimbja u përkeqësua, aktorja 64-vjeçare tha se vendosi të kërkonte një mendim të dytë nga një mjek tjetër, i cili i tha asaj se kishte “një tumor të madh fibroid që duhet ta hiqte”.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj, aktorja inkurajoi ndjekësit e saj që të mos ndaleshin me vetëm një opinion mjekësor.

“Zonja në veçanti: Mos u ndalni, MERRNI NJË MENDIM TË DYTË! Kjo mund t’ju shpëtojë jetën”, shkroi ajo. “Unë s’do të jem aktive për 4-6 javë, për shërim të plotë. Faleminderit për kujdesin tuaj. Gjithçka është mirë.”

Kjo nuk është hera e parë që Stone i është dashur të kalojë një përvojë të tillë. Vitin e kaluar, ajo zbuloi në librin e saj me kujtime se në vitin 2001 mjekëve iu desh t’i hiqnin tumoret beninje nga trupi i saj që ishin gjigantë, më të mëdhenj se gjoksi i saj.

Në autobiografinë e saj, Stone shkroi gjithashtu për goditjen në tru dhe hemorragjinë cerebrale që përjetoi në vitin 2001, në moshën 43-vjeçare.

Të ngjashme