ShowBiz
Sharon Stone rrëfen sekretin pas skenës më të famshme të karrierës së saj
Demokracia
18:24 | 19 Mars 2021

Share:

Për të paktën 20 vjet, Sharon Stone ka pohuar se një moment që përcaktoi karrierën e saj u filmua pa pëlqimin e saj.

Skena e famshme e “Basic Instict” që tregon atë teksa lëviz këmbët duke zbuluar se nuk ka të brendshme,  e bëri atë një super yll, por ajo pretendon prej kohësh, se ajo u mashtrua nga regjisori Paul Verhoeven, transmeton Demokracia.com

“Më kishin thënë, ‘Ne nuk mund të shohim asgjë, duhet të heqësh brekët, pasi e bardha po reflekton dritën, kështu që ne e dimë që keni brekë”, – shkruan Stone.

Stone tha se ajo u vu në dijeni të xhirimit kur u shfaq filmi i përfunduar në “një dhomë plot agjentë dhe avokatë, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me projektin”.

Ajo më pas “shkoi në kabinën e projeksionit, e goditi Paulin në fytyrë, u largua, shkoi tek makina ime dhe thirri avokatin”, i cili e këshilloi atë që të mund të merrte një urdhër për filmin, pasi “sipas Guild Actors Screen, nuk ishte e ligjshme të vishja veshjen time në atë mënyrë”.

Megjithatë, Stone e pranon se në finalizim të filmit, lejimi i skenës kontraverse ishte zgjidhja e saj.

“Pas shfaqjes, i tregova Paul, regjisorit, për mundësinë që më kishte dhënë avokati. Sigurisht, ai me forcë mohoi që unë të kisha ndonjë mundësi për të vendosur për cilat skena do të hiqeshin në film . Unë kam qenë vetëm një aktore, vetëm një grua; çfarë zgjedhjesh mund të kisha”?

“Por unë kisha zgjedhje”, vazhdon ajo. “Kështu që mendova dhe mendova dhe vendosa ta lejoj këtë skenë në film. Pse Sepse ishte e saktë për filmin dhe për personazhin dhe sepse, në fund të fundit, unë e bëra atë”./Demokracia.com

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Qershor 2024