Sport
Shaqiri vazhdon të shkëlqejë te Chicago Fire, realizon golin e radhës
Demokracia
14:20 | 19 Maj 2022

Share:

Xherdan Shaqiri vazhdon formën e mirë me skuadrën e  Chicago Fire në kampionatin amerikan të futbollit.

Skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në transfertë me Neë York Red Bull në kuadër të javës së 12-të.

Ky barazim erdhi si meritë e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e fundit për skuadrën e tij,  në minutën e 89-të, gjilanasi do i jepte epërsinë Chicago-s për 2-3, por në minutat shtesë ekipi i tij do të pësonte gol.

Me këtë realizim, Shaqiri shkon në kuotën e tri golave me Chicago Fire, duke asistuar pesë herë për shokët e skuadrës./Demokracia.com/

Të ngjashme