Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpooli dhe karrierën do ta vazhdojë në Francë, gjegjësisht te Lyoni.
Kjo është konfirmuar nga klubi francez mbrëmë e cila zyrtarisht njoftoi transferimin e mesfushorit shqiptar, shkruan Demokracia.com.
L’Olympique Lyonnais est heureux d’avoir enfin trouvé un accord de principe avec Liverpool dans le cadre du recrutement du milieu de terrain international Suisse, Xherdan Shaqiri, qui s’était distingué face à la France lors du 1/8eme de finale de l’Euro.https://t.co/l8SqPPpAgs
— Olympique Lyonnais (@OL) August 22, 2021
Lyoni dhe Liverpooli më në fund arritën marrëveshje në fundjavë për yllin e lindur në Kosovë.
Përfaqësuesit të Zvicrës iu dha leje për të udhëtuar drejt Francës për t’i kryer testet e nevojshme mjekësore.
Lyonit do t’i kushtojë 11 milionë euro blerja e Shaqirit.
29-vjeçari arriti marrëveshje me Lyonin kohë më parë për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurove.
Kjo do të jetë liga e katërt e madhe evropiane që Shaqiri do të luajë, pasi në të kaluarën luajti për Bayern Munich në Bundesligë dhe Interin në Serie A. /Demokracia.com