Xherdan Shaqiri ka kontribuuar me një gol dhe një asistim në fitoren e Lyonit në shtëpi kundër Marseilles në Ligue 1.
Anësori nga Zhegra e Gjilanit pas golit të shënuar në minutën e 76-të, ka kontribuuar edhe me një asistim maestral, raporton Demokracia.com.
Po rrjedhte minuta e 89-të e takimit kur Xherdan Shaqiri nisi një top nga mesi i fushës për mrekulli për sulmuesin, Dembele i cili po priste në sulm.
Ky i fundit mori topin e dhuruar nga Shaqa dhe me një veprim e kaloi mbrojtësin për ta paraboluar më pas portierin dhe t’ia siguronte fitoren me përmbysje 2:1 Lyonit.
Më poshtë mund ta shihni golin e dytë dhe asistimin fantastic nga Shaqiri./Demokracia.com/