Sport
Shaqiri para ndeshjes me Kosovën pyetet për luftën në Ukrainë, kjo është përgjigjja e tij
Demokracia
18:55 | 28 Mars 2022

Share:

Xherdan Shaqiri ka folur sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën.

Shaqiri që ka prejardhje nga Zhegra e Gjilanit është pyetur për luftën e cila ka shpërthyer tash e një muaj në Ukrainë, përcjell Demokracia.com.

Shaqiri për duelin me Kosovën: 95 për qind e njerëzve do jenë të lumtur, luajmë për fitore

Anësori i Chicago Fire është deklaruar shkurtimisht rreth kësaj pyetjeje, duke thënë se ai nuk e mbështet luftën.

“Nuk dua të them shumë për këtë, por sigurisht që është një foto e tmerrshme. Askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe mua”, ka thënë Xherdan Shaqiri në konferencë me gazetarë./Demokracia.com/

Të ngjashme