Sport
Shaqiri i pakënaqur te Lyoni, nis bisedimet me skuadrën amerikane
Demokracia
20:06 | 04 Shkurt 2022

Share:

Ylli kosovar me pasaportë të Zvicrës duket se nuk ka të ardhme te Lyoni.

Mesfushori shqiptar tashmë sipas mediave franceze ka nisur bisedimet me skuadrën amerikane Chicago Fire, transmeton Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja franceze L’Equipe.

Gjashtë muaj që nga transferimi, Shaqiri i ka zhvilluar 16 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe asistuar në tre të tjerë.

Ai po kërkon një ekip ku mund të luajë, ndërsa L’Equipe raporton se futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është në bisedime të avancuara me klubin amerikan. /Demokracia.com

Të ngjashme