Sport
Shaqiri i pafat te Chicago Fire, milimetrat ia mohuan golin që mund t’ia siguronte fitoren e katërt ekipit
Demokracia
12:30 | 31 Korrik 2022

Share:

Pas serisë prej tri fitoreve radhazi, Chicago Fire është ndalur me barazim në MLS.

Të shtunën mbrëma, skuadra ku aktivizohet Xherdan Shaqiri barazoi pa gola me Atlanta Unitedin.

Në fakt, Shaqiri e gjeti rrugën për te goli në minutën e 54-të, por goli i tij, që mund të ishte goli i fitores për Chicagon, u anulua pas rishikimit në “VAR”.


Ndryshe, Chicago Fire renditet në pozitën e tetë në tabelën e Konferencës Lindore, pas 23 xhirove të zhvilluara atje.

Chicago Fire është vetëm dy pikë prapa pozitës së shtatë, e cila e dërgon në “Play-Off”./Express

Të ngjashme