Sport
Shaqiri i lumtur me titullin te Baseli, tani ka objektiv të thyej një rekord të madh
Demokracia
08:05 | 13 Maj 2025

Share:

Baseli është rikthyer te titulli i kampionit në Zvicër pas shtatë viteve pritje.

Për gjigantin zviceran ky ishte titulli i 21-të në histori të klubit, derisa më meritori padyshim që është Xherdan Shaqiri me 18 gola e 20 asistime.

Shaqiri ka folur për 20min.ch duke shfaqur emocionet për titullin e kampionit, derisa tha se për titullin është rikthyer.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie dhe qëllime të qarta. Kur u largova nga FC Basel, klubi gjithmonë luftonte për tituj”.

Ai shtoi se synimi i tij kryesor ishte “ta sillte titullin përsëri në shtëpi”, duke theksuar rëndësinë që kishte për të rikthimi te skuadra ku shkëlqeu në fillimet e karrierës.

Shaqiri pranoi se suksesi erdhi më shpejt se sa e kishte pritur: “Nuk do ta kisha menduar se do të ndodhte që në vitin e parë, por kjo e bën gjithçka edhe më të bukur. Tani kemi ende një shans për të fituar dy trofe”, vazhdoi tutje Shaqiri.

FC Basel ka tri ndeshje të mbetura përpara finales së Kupës së Zvicrës më 1 qershor kundër FC Biel.

Të mërkurën luajnë në udhëtim ndaj Lausanne, më pas përballen me Young Boys dhe në fund presin në shtëpi FC Luzern.

Titulli kampion është siguruar, por Shaqiri dhe skuadra e tij synojnë të shkruajnë histori me dy trofe të fituar.

Përveç kësaj, Shaqiri është pesë pikë (gola/asistime) larg barazimit të rekordit të të gjitha kohërave të Superligës, të vendosur nga Stephane Chapuisat në sezonin 2003/04 me Young Boys.

Nga 43 pikët (gola e asistime) e Chapuisat, 24 ishin gola. Me formën e tij aktuale të shkëlqyer, Shaqiri ka të gjitha mundësitë të thyejë edhe këtë rekord prestigjioz.

Të ngjashme