Sport
Shaqiri fiton zemrat e tifozëve të Lyonit, i brohorasin emrin e tij pak para se të asistonte
Demokracia
11:47 | 13 Shtator 2021

Share:

Xherdan Shaqiri mbrëmë debutoi me fanellën e Lyonit në përballjen e fituar 3-1 në shtëpi kundër Strasbourgut.

Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit gishte “gisht” në këtë triumf të skuadrës së tij të re pasi asistoi në golin e dytë, shkruan Demokracia.com.

Shaqiri që debutoi nga minuta e parë në atë ballafaqim asistoi për mrekulli te Denayer që realizoi në minutën e 64-të.

Para se 29-vjeçari të asistonte, tifozët vendas filluan të brohorasin emrin e tij.

Shaqiri në atë moment ua ktheu atyre me shenjë falënderimi. /Demokracia.com

Të ngjashme