Sport
Shaqiri e “nxehë” bankën rezervë: Brondby – Lyon, formacionet zyrtare
Demokracia
19:45 | 25 Nëntor 2021

Share:

Skuadra e Lyonit sonte do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së pestë në Grupin A në Ligën e Evropës.

Lyoni luan në udhëtim te Brondby, por kjo sfidë është më shumë për “statistika” për francezët, shkruan Demokracia.com.

Kjo pasi ata kanë siguruar plasmanin në fazën “nokaut” të këtij kompeticioni pasi kanë 12 pikë në vendin e parë, ndërsa janë larg vendit të dytë plotë tetë pikë.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri do ta nis ndeshjen nga stoli për Lyonin.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, derisa trajnerët kanë zbuluar 11-shet startuese. /Demokracia.com

FORMACIONET ZYRTARE:

BRONDBY: Hermonsen, Heggheim, Maxso, Tshiembe, Bruus, Greve, Rodoseviq, Frendrup, Riveros, Uhre, Hedlund.

LYON: Lopes, Henrique, Lukeba, Da Silva, Gusto, Cherki, Keita, Mendes, Kadeëere, Dembele, Slimani. /Demokracia.com

Të ngjashme