Sport
Shaqiri assesi të bëhet rehat, mund të largohet edhe nga Lyoni
Demokracia
11:58 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Lyoni në afatin kalimtar të janarit, vetëm gjashtë muaj pasi u transferuar.

Sipas asaj që raporton gazeta e madhe franceze “L’Equipe”, thuhet se Shaqiri nuk ka plotësuar pritshmërit e drejtuesve të klubit francez, përcjell Demokracia.com.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ndonëse u transferuar me shumë bujë në Francë, ai nuk ka mundur asnjëherë të stabiliziohet me vendin e titullarit.

Reprezentuesi i Zvicrës është aktivizuar vetëm 13 ndeshje në 22 sa ka zhvilluar Lyoni.

30-vjeçari për ndeshjet sa është paraqitur ka regjistruar një gol dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët me dy asistime.

Kontrata e Shaqirit me Lyonin skadon në vitin 2024. /Demokracia.com/

Të ngjashme