Lajme
Shaqir Totaj shkon në punë me biçikletë: Ju inkurajoj të veproni njëjtë
Demokracia
16:53 | 12 Korrik 2022

Share:

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vendosur të shkojë në punë dhe të kthehet në shtëpi me biçikletë.

Totaj e publikoi vetë një fotografi në Facebook, duke shkruaj se “shtegu i biçikletave është në funksion të të gjithëve”

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ ?‍♀️ , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave ?‍♀️tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj.

Kryetari i ftoi qytetarët që të veprojnë si ai, duke menduar për ambientin.

“Ju inkurajoj të veproni njëjtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin ?”, shkroi Totaj.

Të ngjashme