ShowBiz
Shaqir Cervadiku i zhgënjyer me Arbana Osmanin, ka disa fjalë për të
Demokracia
16:27 | 11 Janar 2023

Share:

Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Shaqir Cervadiku, ka reaguar për rastin e Luizit në Big Brother Vip Albania.

Këngëtari nuk është se reagon për raste të tilla , por ja që këtu nuk mundi të mos reagonte.

Përmes një postim në Instastory, Cervadiku nxori gjithë zhgënjimin e tij, kundër Arbanës dhe produksionit të BBVA.

“Kam pasur nji respekt e vlerësim të lartë për Arbanen por sonte jam zhgënjyer së tepërmi.Turp për produksionin cfarë ndodhi sonte duke luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes e publikut.Në botën e qytetruar me ligj nuk lejohet publikimi I sëmundjeve apo analizave të askujt. Keni mundur ta mbyllni këtë punë pa asnjë problem. Por si duket juve produksionit ju intereson vetëm audience dhe jo ana humane e njerzore….”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Shaqir Cervadikut:

Të ngjashme