Lajme
Shantazhuan një person duke ia marrë 200 mijë franga, arrestohen në Gjilan dy shtetas të Maqedonisë
Demokracia
21:42 | 22 Korrik 2022

Share:

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar sot në Gjilan, pasi dyshohen për veprën penale ‘Shantazhi’.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka marrë informacion se të dyshuarit S.P. dhe M.S.,  me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banor i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njëjtin të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke ia marr shumën prej 200 mijë franga zvicerane.

“Prokurori I shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot më date 22.07.2022, rreth orës 20:10, te njëjtit janë arrestuar në flagrance duke pranuar shumën prej 6,000 euro, dhe  me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria tutje bën të ditur se brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente./Demokracia.com/

Të ngjashme