Lajme
Shala për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri: Institucionet e vendit të marrin hapa konkret
Demokracia
12:20 | 02 Prill 2023

Share:

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala lidhur me sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, të dielën e 2 prillit rreth orës 02:20 gjatë natës, ka thënë se kjo po dëshmon që kërcënimi publik i Listës Serbe është duke u zbatuar për disa arsye.

Shala ka thënë se kjo po bëhet për frikën e humbjes së kontrollit në pjesën ku jetojnë qytetarët e komunitetit serb.

“Ri-kthimi i ashtu quajtur “lidershipit” të Milan Radojeqiqit brenda komunitetit dhe treguesi për presidentin serb që në veri duhet të konsiderohet partner i Serbisë”, ka renditur Shala si arsye të dytë.

“Situata mund të rrëshqas në një situatë të 2021/2022 ku patëm bllokim dhe sulme kundër zyrtarëve policor të vendit. Por të gjitha këto kanë edhe qëllimin diplomatik për veriun dhe mos pjesëmarrja e listës serbe në jetën politike do të prodhojë tensione të ndryshme në aspektin e sigurisë”, ka thënë eksperti i sigurisë, Drizan Shala për Dukagjini.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të marrin hapa konkret dhe të mos bien pre e provokimeve nga këto grupe, “duke zbatuar planin e tyre për të ofruar dhe garantuar rend dhe siguri”.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 2 prillit rreth orës 02:20 gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

LEXO EDHE:

Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Të ngjashme