Sport
Shala për ndeshjen kundër Spanjës: Kur mundet Greqia, mundemi edhe ne
Demokracia
13:44 | 29 Mars 2021

Share:

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është shprehur optimist para ndeshjes me Spanjën.

Kosova pësoi humbje 0:3 nga Suedia në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Shala që nuk ishte i grumbulluar me Kosovën shkaku i COVID-19, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin në fushë.

“Jam i zhgënjyer me rezultat dhe me lojë, kemi lujtë me pak ide dhe ia kemi fillu shumë herë me topa të gjatë, goli i parë ka qenë fatal për lojë”, tha Shala në emisionin “Kampionët” në “Kanal 10”.

Shala ka shtuar se Kosova duhet të mendojë një plan për të marrë një pikë ndaj Spanjës.

“Është zor me fol, sepse kemi pas shumë mungesa edhe në mbrojtje. Duhet të rikuperohemi shpejtë nga kjo humbje dhe të mendojmë një plan për një pikë ndaj Spanjës, sepse ka mundësi. Nëse mundet Greqia, pse nuk mundemi na? Na duhet të luajmë me pak më shumë inat”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Spanja në ndeshjen e parë kishte barazuar me Greqinë 1:1.

Spanja dhe Kosova përballen më 31 mars në ndeshjen e fundit të muajit mars për ciklin eliminator. /Demokracia.com

 

Të ngjashme