Lajme
Shala pas shkarkimit në RTK: Na sulmuan edhe me bomba e nuk u nënshtruam
Demokracia
18:57 | 29 Janar 2022

Share:

Mentor Shala ka reaguar pasi Bordi i RTK’së ka aprovuar propozimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Shala ka thënë se ky vendim ishte i pritshëm për të, e që arsyet do t’i tregojë ndërkohë.

“Rritja e RTK-së, shfaqi nevojën edhe për rritjen e stafit të RTK-së, që më vjen mirë që edhe ky bord po e arsyeton! Ishin pikërisht këto zhvillime të mëdha të RTK-së që shtuan presionin e tmerrshëm politik ndaj meje dhe institucionit tonë. Por kurrë s’u nënshtruam as s’u dorëzuam. Na sulmuan edhe me bomba në objektin e RTK-së dhe në shtëpinë time, por kurrë s’u dorëzuam”, tha Shala përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai në fund i ka falënderuar kolegët për punën që kanë bërë bashkë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë punën me ide të reja.

“I falënderoj shumë kolegët dhe koleget për gjithë punën që e kemi bërë bashkë! Për mua ishte e pritshme shkarkimi në rrethanat në të cilat jemi! Vazhdojmë me idetë e reja në rrethanat e reja! Tjerat janë pallavra çka flasin!”, tha Shala.

Të ngjashme