Lajme
Shala nga PSD: Policët kanë shkuar në veri për “PR”-in e Kurtit, jo për siguri
Demokracia
18:32 | 04 Gusht 2023

Share:

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se policët janë shkuar në veri të vendit për “PR”-in politik të Kurtit dhe sipas tij, jo për siguri në atë pjesë të vendit.

“Përpjekjet e tilla nuk janë të parat që ka bërë Qeveria Kurti,…këto janë përpjekje të vazhdueshme që i ka ndërmarrë Policia por e kanë një mësim në fund, asnjëherë nuk mundemi atje pa koordinim me faktorët ndërkombëtar. Për më tepër, kjo Qeveri nuk i ka dërgu atje Policinë për këtë punë,…Këta policë janë shku atje për “PR”-in politik të Kurtit, jo për sigurinë e veriut”, ka shtuar ai.

Ndërsa për tërheqjen edhe të 25 për qind të njësive policore nga objektet komunale, Shala ka thënë se kjo që po ndodh aktualisht ka qenë e ditur.

“Kemi të bëjmë vetëm me një përpjekje të Qeverisë për të krijuar të tilla skena, të bëj sknar të tillë ku ka mundur të ketë edhe të lënduar edhe humbje të jetëve…Kosto më e madhe është për Kosovën që pas kësaj tërheqje, Kosova do të jetë e obliguar të pranojë marrëveshjen përfundimtare, Asociacionin”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se i gjithë ky “skenar” nga ana e kryeminstrtit Kurti ka qenë vetëm përpjekje që të mos flitet rreth kësaj çështje.

Të ngjashme