Lajme
Shala: Mohimi i Komisionit Hetimor i duhet vetëm atyre që duan ta sabotojnë të vërtetën dhe transparencën
Demokracia
12:06 | 28 Prill 2022

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, para deputetëve ka shpalosur propozimin për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e krizës energjetike.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, prezantoi propozimin për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, mbi pretendimet për keqpërdorimet gjatë krizës energjetike në vend, raporton Demokracia.com.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre si opozitë është e drejtë e ligjshme, kushtetuese, por ka qenë opozita ajo e cila e ka mohuar këtë të drejtë të 40 deputetëve, kështu duke e ndaluar hetimin.

Shala tutje ka thënë mohimi për të themeluar një komision të tillë i konvenon vetëm atyre që nuk e dëshirojnë transparencën dhe të vërtetën.

“Kërkesa jonë për një komision hetimor parlamentar është e drejtë e ligjshme, e drejtë e natyrshme, sepse problemet ekonomike energjetike e kanë kapluar pjesën më dërmuese politik, ekonomik e social të vendit. Por ky sektor në kohë shumë të veçantë ka rënduar shumë edhe xhepin e çdo qytetari, qeverisë i ka hequr nga buxheti i saj rreth 100 milionë euro, andaj e kemi obligim që të kemi një proces transparent këtë transparencë nuk e kemi deri më sot. Ky sektor ekonomik edhe në këto para duhet të paraqiten me një bazë të shëndoshë të vendimmarrjes dhe legjislacionit, e as këtë nuk e  kemi shumë të qartësuar deri në këtë moment, kjo sfidë sociale, ekonomike kërkon ekipe profesionale menaxhuese, fatkeqësisht nuk i kemi këtu, kemi individ dhe grupe të politizuara që menaxhojnë me sektorin. Në situata të tilla për të dalë nga kriza të tilla na duhet koordinim dhe bashkërendim i hapave ndërinsitutcional, por fatkeqësisht kemi  vetëm ndërhyrje politke dhe asnjë bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe ndërmarrjeve të sektorit energjetik. Kjo temë që po diskutohet sot do të duhej që të na bashkonte. Jemi thellë të bindur se edhe politikës së mazhorancës do t’i shkonte shumë për shtati transparenca qeverisëse. Mazhorancës nuk i duhet kohë për të mbuluar gabimet eventuale, por i duhet kohë për të zbatuar dhe përmirësuar gabimet eventuale në proces e sipër. Mazhoranca nuk mund të mbijetojë në pushtet duke mohuar të drejtën legjitime e kushtetuese të opozitës, mazhoranca duhet t’i kthehet transparencës, llogaridhënies e bashkëpunimit me opozitën, shoqërinë civile e grupet e tjera të interesit. Arroganca e fuqisë së numrave do të përshkallëzojë situatën politike në Kuvend e cila nuk i duhet as sot Kuvendit e as nesër, nuk i duhet as mazhorancës e as opozitës. Ne duhet t’i kthehemi qetësisë dhe transparencës, fatkeqësisht përkeqësimi i relacionit deri te mohimi i të drejtave të 40 nënshkruesve, mohimi i duhet vetëm atyre që praktikisht duan vetëm ta sabotojnë të vërtetën dhe transparencës. Komisioni do të hetojë vetëm keqpërdorimin gjatë kohës së krizës”, theksoi ndër të tjerash në fjalimin e tij deputeti Shala. /Demokracia.com/

Të ngjashme