Futbollisti kosovar, Arijon Ibrahimovic është një nga talentat e së ardhmes.
19-vjeçari së fundi është transferuar te Lazio, në formë huazimi nga Bayern Munich.
Ai deri më tani ka përfaqësuar grupmoshat e reja të kombëtares së Gjermanisë, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur kontaktet për t’iu bashkuar ”Dardanëve”.