Dukagjini nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
“Hithat” barazuan 1:1 me Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, raporton Demokracia.com.
Pavarësisht barazimit, Dukagjini këtë ndeshje do ta mbajë mend gjatë për shkak të golit të mbrojtësit, Arbër Shala.
Ky i fundit ishte autor i golit të vetëm për klinasit në minutën e 69-të, por goli i tij në fund mund të jetë në listën e më të mirëve në fund të edicionit.
Shala realizoi nga një distancë e largët me një goditje të fortë, teksa vetëm rrjeta arriti ta ndalte topin.
Dukagjini e ka publikuar golin në faqen zyrtare, ndërkohë që atë e ka cilësuar si “magji”.
Mëposhtë mund ta shikoni golin e Arbër Shalës. /Demokracia.com/