Sport
Shala, Bunjaku dhe Sirko vazhdojnë me Yllin
Demokracia
22:49 | 07 Korrik 2023

Share:

KB Golden Eagle Ylli nisi sonte me prezantimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Pasi zyrtarizoi marrëveshjen e re me kapitenin, Gëzim Morina, klubi nga Suhareka tani ka bërë zyrtarizimin edhe të tri marrëveshje tjera.

Drilon Shala, Valon Bunjaku dhe Henrik Sirko do të jenë gjithashtu pjesë e Yllit edhe për sezonin e ri – 2023/24.

Dy herë kampionët e Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë prezantime të tjera edhe ditën e nesërme.

Të ngjashme