Lajme
Shala: A po frikësohet Qeveria nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore?
Demokracia
12:11 | 13 Qershor 2022

Share:

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) nuk ka bord dhe është jo-funksional, sepse i ka përfunduar mandati më 07 mars 2022.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka ngritur disa pyetje në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me Komisionin e Ndihmës Shtetërore, përcjell Demokracia.com.

Siç ka thënë Shala, ky komision nuk ka bord dhe është jo-funksional, sepse i ka përfunduar mandati më 07 mars 2022, derisa ka thënë se dikush po frikësohet që ky komision të bëhet funksional.

“Kujt i duhet ky anashkalim ligjor, apo kush frikësohet nga funksionalizimi i ndihmës shtetërore? Pse me datën 31 Mars 2022, nuk u votua në Parlamentin e Kosovës, bordi i ndihmës shtetërore, që ishte përzgjedhur edhe me ndihmën e këshilldhënësve të Ambasadës Angleze!?”.

Ky është postimi i plotë i Shalës:

A po frikësohet Qeveria nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore?

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH), është organi i pavarur vendimmarrës për ndihmë shtetërore, i përbërë nga pesë (5) anëtarë, ekspert të pavarur në fushën e ndihmës shtetërore.

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) nuk ka bord dhe është jo funksional, sepse i ka përfunduar mandati me datë 07 Mars 2022.

Në kohën kur institucionet shtetërore-qeveritare, kanë ndarë dhe po ndajnë pako të tëra të ndihmës shtetërore, për kategoritë të ndryshme sociale, ekonomike, biznesore, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;

Në kohën kur po subvencionohet sektori i energjisë, dhe Qeveria po jep kredi ndërmarrjeve publike (rast i veqantë KOSTT);

Në kohën kur pako sociale 100 milionëshe shpërndahet, Komisioni i Ndihmës Shtetërore është inekzistent dhe jo funksional, sepse të tillë e dëshiron mazhoranca.

Do të duhej që pakot mbështetëse të Qeverisë dhe lëvizja e parasë në emër të ndihmës, të kishte interpretimin dhe analizën e ndihmës shtetërore (siç e parasheh Ligji nr.05/L-100).

Kujt i duhet ky anashkalim ligjor, apo kush frikësohet nga funksionalizimi i ndihmës shtetërore?

Pse me datën 31 Mars 2022, nuk u votua në Parlamentin e Kosovës, bordi i ndihmës shtetërore, që ishte përzgjedhur edhe me ndihmën e këshilldhënësve të Ambasadës Angleze!?

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024
Lajme • 06 Maj 2024