ShowBiz
Shakira dhe Pique firmosin një marrëveshje
Demokracia
20:58 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Sot, më 1 dhjetor, Shakira dhe ish-partneri i saj, Gerard Pique, u thirrën për të ratifikuar marrëveshjen e tyre të ndarjes. Ish çifti njoftoi ndarjen në qershor pas 11 vitesh së bashku dhe muajin e kaluar konfirmuan se kishin arritur një marrëveshje të përshtatshme për fëmijët e tyre, 7 dhe 9 vjeçar.

Ata nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen në Barcelonë, duke hyrë dhe dalë nga gjykata veç e veç. Në marrëveshje thuhet se Shakira do të jetojë në Miami, së bashku me dy fëmijët e tyre. Sa i përket Piques, siç raporton Daily Mail, ligji i jep të drejtën të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij.

 

Të ngjashme